Ky është 18 vjeçari nga Malisheva pa duar me ëndërr të bëhet piktor

  • December 22, 2018 13:32
  • Kuriozitete

Arijon Krasniqi, 18-vjeçar nga Malisheva, ka lindur pa duar.

Duart i ka zëvendësuar me këmbët e tij, duke i përdorur për çdo gjë, madje edhe për të pikturuar.

“Ëndrra ime është që të bëhem piktor, artist, edhe pse thjesht këtë e kam si hobi”, thotë Krasniqi.

Ai ëndërron të shkojë në fakultet, por fatkeqësisht, familja e tij nuk arrin ta financojë sepse atij i duhet një përcjellës.

Shiko Videon:

Loading...