Kërpudha 3D e rrethuar me baktere dhe tela të hollë, krijon energji për të ndriçuar një dritë LED

  • November 08, 2018 08:32
  • Kuriozitete

Mund të tingëllojë si diçka nga “Liza në botën e çudirave’, por është e vërtetë se është krijuar një kërpudhë që krijon energji.

Shkencëtarët e realizuan nëpërmjet teknikës 3D, ndërsa e rrethuan me baktere dhe tela të hollë, që i mundëson të gjenerojë energji sa për të ndriçuar një dritë LED.

Rritja e kërpudhës ofron bazë për lagështi dhe lëndë ushqyese, ndërkohë që bakteret e shtypura në mënyrë tre dimenzionale në pjesën e sipërme, furnizon me energji përmes fotosintezës.

Copëzat e vogla të grafinës të printuara afër baktereve, mund të kapin elektronet e lëshuara nga mikrobet gjatë fotosintezës, duke prodhuar bio-elektricitet.

Për ta bërë realitet këtë kërpudhë bionike, ekipi ndërkombëtar i hulumtuesve të udhëhequr prej Universitetit Indian të Shkencave në Bengalore, fillimisht e printuan ngjyrën 3D që përmban copëzat e grafinit.

Ato janë vënë sipër pjesës së sipërme, të një kërpudhe të gjallë. Pastaj, atë e mbuluan me ngjyrë elektronika, të shumicën e pikave.

Në këto pika, elektronet mund të transferohet përmes baktereve të membranës së jashtme, në rrjetin përçues të rripave të vegjël të grafinës.

Kjo bën që ‘cynobakteria’, i vetmi organizëm që kryen fotosintezë, të lirojë dritë. Madje, mund të lëshojë deri në 65 nano Amper.

Energjia që lëshon është shumë e pakët, por shkencëtarët pretendojnë se një varg kërpudhash të tilla, mund ta ndriçojë një dritë LED.

Të arriturat e këtij projekti, shkencëtarët po i hulumtojnë për të krijuar një sistem bionik, që mund të krijojë energji në këtë formë.

Loading...