Gazela përpiqej ta shpëtonte të voglin nga kthetrat e shqiponjës, shpeza grabitqare ishte shumë më e fuqishme

  • November 08, 2018 08:00
  • Kuriozitete

Në Rezervatin Naciona Maasai Mara të Kenisë, një gazelë nënë është përpjekur gjatë ta shpëtonte të voglin, prej kthetrave të fuqishme të shqiponjës.

Grabitqari që ia kishte mbështetur fytyrën për toke, me këmbën tjetër përpiqej ta dëbonte të ëmën e tij që provoi ta ndalonte.

Turistët që u ndodhën në atë hapësirë, mbetën të hutuar se sa shpejtë shpeza e rrëmbeu gazelën e vogël, përkundër përpjekjeve të nënës së saj që ta merrte sërish.

Pasi ta ketë shqyer pjesërisht, shqiponja u largua me prenë në kthetra, megjithëse kishte peshë më të rëndë se vet trupi saj.

Ishte e vështirë të shikohej, një situatë që tregon vrazhdësinë e botës së egër. Të fortët fitojnë gjithmonë, ky është ligj”, ka thënë një vizitore, që arriti t’i shkrepte fotografitë.

Loading...