Vdiq shkrimtari i njohur maqedonas Goran Stefanovski

  • November 28, 2018 12:00
  • Kulturë

Vitet e fundit të jetës i kaloi në Angli, në Kentberi në afërsi të Londrës, ku edhe vdiq mbrëmë.

Goran Stefanovski është një nga autorët më të frytshëm dhe më të famshëm të dramës, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe më gjerë. Dramat e tij janë shfaqur në skenat teatrore në të gjitha vendet e rajonit dhe në shumë vende evropiane.

Pas vetes Stefanovski la një krijimtari të pasur – drama, radio-drama, filma, seriale televizive... Ndër veprat e tij më të njohura janë “Mishi i egër”, “Shpirtrat me tatuazh”, “Fundi i dyfishtë”, “Hi-fi”, “Fluturimi në vend” etj.

Goran Stefanovski ka lindur më 27 prill 1952 në Manastir. Ka diplomuar në Fakultetin  në Beograd.

Karrierën e ka filluar në televizion, ka qenë asistent në Fakultetin Filologjik në Shkup, ndërsa ka studiuar dhe ka magjistruar në Fakultetin e Gramaturgjisë në Beograd.

Karrierën e ka filluar në televizion, ka qenë asistent në Fakultetin Filologjik, profesor në Fakultetin e Dramës në Shkup. Ishte anëtar i PEN-Qendrës, i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe nga viti 2004 edhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë./Gazeta Express/

Loading...