Në fshatin Bozovcë u mbajtën Karnavalet tradicionale Ilire

  • March 11, 2019 12:31
  • Kulturë

Organizatori i këtij manifestimi, Neshat Memedi shprehet që këto karnavale janë të vjetra sa vet populli shqiptar dhe aty prezantohet tradita shqiptare dhe të qenurit autoktonë.

“Manifestimet ‘Karnavalet Ilire’ janë të vjetra sa vet populli shqiptar dhe aty preuantophet traditashqiptare dhe të qenurit autoktonë. Ato janë të pasura me vlera etnologjike, ndërsa vendbanimet me arkeologji të bollshme”, tha Memedi.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zëvendës ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Agim Krasniqi.

“Është hera e parë që marrë pjesë në një karnaval të tillë, karnaval unik që lidhet me traditën, zakonet dhe kulturën tonë të lashtë iliro-pellazge”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndryshe “Karnavalet Ilire” cilësohen si ngjarje e rëndësishme kulturore që reflektojnë traditat 3.000 vjeçare të banorëve të Malësisë së Tetovës, ndërsa më parë ky manifestim është mbajtur edhe në fshatra tjera./MIA/

Loading...