Shofere kamioni si kjo nuk keni parë ndonjëherë

  • April 15, 2019 09:32
  • Fun

Jemma Warren është një femër seksi që ka zgjedhur si profesion që të jetë shofere kamioni.

33-vjeçarja rrëfen se i kanë pëlqyer që kur ishte fëmijë mjetet e mëdha, kur shikonte gjyshin e saj në kamion.

Ajo mori licencën për kamion, edhe ish i dashuri u mundua shumë ta bënte që të hiqte dorë nga fiksimi, pasi atij i vinte turp t’i thonte shokëve se e dashura e tij ishte shofere kamioni, transmeton “Top Channel”.

“U habita që më kërkonte të mos merrja licencën sepse unë nuk jam tipi që paragjykoj njerëzit nga puna që bëjnë. Pak pasi e mora licencën, lidhja jonë përfundoi”, tha Warren.

33-vjeçarja shtoi se problem ishte edhe gjetja e punës:

“Askush nuk donte një bjonde trupvogël si shofere kamioni.

Nuk donin sepse thonin që është punë e rrezikshme.

Madje, njëri prej intervistuesve më kërkoi që të dilnim bashkë. Më në fund gjeta punë dhe kam 10 vite në këtë profesion”.

The post Shofere kamioni si kjo nuk keni parë ndonjëherë appeared first on .

Loading...