I burgosuri tentoi të arratiset nga ndërtesa e gjykatës, u pendua keq kur filloi të vrapojë në korridorin e mbushur me policë e gardianë (Video)

  • November 08, 2018 21:30
  • Fun

Një i burgosur është filmuar nga kamerat e sigurisë duke tentuar të arratiset nga gjykata, përmes një korridori të mbushur me gardianë e policë.

Jeffrey Hope, 28-vjeç, pati guximin të tentojë të arratiset brenda ndërtesës së gjykatës në Hamilton, vetëm disa minuta para se të paraqitej në bankën e të akuzuarve, transmeton Telegrafi.

Hope është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar nëpër korridor, me shpresën se do të arrijë t’ju ikë policëve dhe gardianëve.

I veshur me rrobat bardhë e zi, Hope u prangos shpejt nga policët ku dhjetëra prej tyre i vihen pas. Ai pritej të ulej në bankën e të akuzuarve, ku mbi 5 vepra penale rëndojnë mbi të. /Telegrafi/

Loading...