Rrafshi i Dukagjinit mirëpret investitorët spanjoll

  • November 08, 2018 14:00
  • Ekonomi

Bizneset spanjolle kanë vizituar Komunën e Gjakovës, me kërkesë të zyrës regjionale të AKB-së, ku kanë bashkë biseduar rreth 100 kompani dhe arritur edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se kanë sjellë bizneset spanjolle në Gjakovë me qëllim që edhe në rajonin e Dukagjinit të ketë bashkëpunime e investime.

Sipas tij, Dukagjini ofron mundësi të shumta për investime.

Bizneset spanjolle kanë takuar edhe kryetarin e Komunës Ardian Gjini, ku kanë biseduar lidhur me mundësitë për investime.

Kryetari Gjini, i ka informuar bizneset spanjolle lidhur me potencialet që kanë për të bërë biznes dhe ftoi ata që të realizojnë investime në Gjakovë.

Sipas tij, është me interes të bashkëbisedosh me biznese të huaja dhe shpresojmë edhe në rezultate.

Ai premtoi se janë në krah të investitorëve dhe do të mbështesin çdo iniciativë.

Alberto Garcia Rojas, udhëheqës i investitorëve spanjoll tha se bizneset nga vendi i tij janë për herë të parë në Kosovë dhe janë të interesuar të investojnë.
Ai tregoi se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikes, ndriçimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfumerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike etj. /Telegrafi/

Loading...