Po promovohet konsumimi i djathit përmes fushatës “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi”

  • October 12, 2018 08:30
  • Ekonomi

Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi”, po zhvillohet fushata për promovimin e konsumimit të djathit 100% nga qumështi

Fushata e cila ka filluar që nga Maji 2018 deri tani ka realizuar aktivitete të ndryshme promovuese nëpër shtatë rajonet e Kosovës, aktivitete që kanë për qëllim t’i informojnë qytetarët e Kosovës mbi rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit 100% nga qumështi me prejardhje shtazore.

Fushata që nga hapja ka përfshirë promovimin në markete ku promoteret e trajnuara kanë informuar qytetarët mbi rëndësinë e konsumimit të djathit 100% nga qumështi duke shpërndarë edhe materiale promovuese të fushatës si: maica, përparëse,kuti të plastikës,magneta për frigorifer,mbajtëse të qelësave,katalogun me receta etj.

Në kuadër të fushatës janë realizuar materiale informuese përmes billbordeve, uebfaqes dhe mediave sociale, si dhe janë realizuar tri (3) vox pop (video te shkurtëra) të cilat janë ndarë me publikun.

Aktivitetet kanë vazhduar me vizita në restorante, ku janë dërguar materiale promovuese, me postimet në rrjete sociale të ambasadorëve të fushatës të cilët kanë promovuar vazhdimisht djathin 100% nga qumështi me prejardhje shtazore si dhe realizimi i garës për fotografinë më të mirë e cila ka zgjatur një muaj dhe me pas është përzgjedhur një foto fituese.

Poashtu, gjatë muajit shtator janë realizuar katër vizita me nxënës të shkollave fillore në katër qumështore të rajoneve Prishtinë, Pejë e Prizren me qëllim që nxënësit të shohin nga afër procesin e prodhimit të djathit 100% nga qumështi.

Ndërsa aktualisht po vazhdon aktiviteti i vizitave në shkollat fillore të 7 rajoneve të Kosovës, ku po mbahen prezantime për nxënësit mbi rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit 100% nga qumështi.

Me përfundimin e vizitave në shkolla përmbyllen aktivitetet e fushatës e cila ka filluar në muajin maj dhe do të përmbyllet në muajin Tetor 2018. Fushata organizohet nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit (SHPQK) dhe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) në bashkëpunim me USAID-in dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV).

Të gjitha detajet rreth aktiviteteve të fushatës i gjeni në faqen zyrtare në Facebook.

Loading...