Papunësia në Greqi 19%

  • October 12, 2018 08:30
  • Ekonomi

Norma e papunësisë në Greqi ra në 19 për qind në muajin korrik, nga 19.1 për qind që ishte në qershor, duke zbritur kështu në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2011. Sipas shërbimit statistikor të vendit, ELSTAT, korriku numëronte 897 861 persona të papunë.

Në grupmoshën 15-24 vjeç, shkalla e papunësisë ra në 37.9 për qind nga 41.1 për qind që ishte krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkalla e papunësisë në Greqi, e cila arriti rekord të lartë prej 27.9 për qind në shtator 2013, ka ardhur në rënie, por vijon të mbetet më e larta në eurozonë.

Objektivat e qeverisë janë që papunësia të bjerë në 18.4 për qind këtë vit dhe të lehtësohet akoma më tej në 18.2 për qind vitin e ardhshëm, kur ekonomia të rimëkëmbet, bazuar në parashikimet e buxhetit 2019.

Ekonomia e Greqisë pa një rritje të lehtë gjatë periudhës prill-qershor, por me një ritëm më të ngadaltë se tremujori i mëparshëm.

Ndërkohën, sipas Eurostat, papunësia në eurozonë vijon të mbetet e qëndrueshme në 8.2 për qind në korrik. /Telegrafi/

Loading...