Ministri Beqaj sjell në Kosovë Komisioneren e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Mariya Gabriel

  • October 12, 2018 08:00
  • Ekonomi

Në Prishtinë vazhdon të mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Digitalks” e organizuara nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Mariya Gabriel, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministri Besim Beqaj, ministra nga Kosova, rajoni dhe BE-ja dhe personalitet të tjera të rëndësishme në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Punimet e ditës së dytë të Konferencës do të fillojnë sot (e premte) nga ora 10:00, në Hotel Emerald në Prishtinë./Telegrafi/

Agjenda e Konferencës Ndërkombëtare “Digitalks”

11-12 tetor 2018

Hotel Emerald Prishtina

E premte, 12 tetor 2018

09:00 Regjistrimi

10:00 Fjalimet hyrëse

• Z. Besim Beqaj

Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësise, Republika e Kosovës

• Z. Kadri Veseli

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

• Z. Enver Hoxhaj

Zëvendës Kryeministër i Republikës së Kosovës

• Znj. Mariya Gabriel

Komisionerja Europiane për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale

10:30 Paneli Ministror “Ekonomia Digjitale- shtytës i zhvillimit ekonomik“

Moderator: z. Gazmend Turdiu, zëvendës Sekretar Gjeneral – RCC

Panelistët:

• Z. Besim Beqaj, Minister i Inovacionit dhe Ndërmarrësise, Republika e Kosovës

• Znj. Senida Mesi, zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë që mbulon fushën e Inovacionit

• Z. Damian Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Informacionit, Republika e Maqedonisë

• Z. Emil Karanikolov, Ministër i Ekonomisë, Republika e Bullgarisë

12:00 Pauzë

13:00 Paneli i Inovacionit “Roli i Inovacionit në të ardhmen e dixhitalizimit për vendet e Ballkanit Perendimor”

Moderator: Znj. Hana Qerimi, Komuniteti i Inovacionit, CEO e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Republika e Kosovës

Panelistët:

• znj. Mirela Harrito – ish-Ministre e Inovacionit në Shqipëri

• z. Jon Fleming – Universiteti James Madison, SHBA

• znj. Vjollca Cavolli – Drejtore Ekzekutive, STIKK

• z. Uranik Begu – Drejtor Ekzekutiv, ICK

• znj. Katarina Kreceva – Fondi për Inovacion dhe Zhvillim të Teknologjisë, Republika e Maqedonisë

• z. Umur Gokce – OECD

• z. Jernej Pintar – Ljubljana Tech Park, Slloveni

13:00 Paneli i Ndërmarrësisë “Ndikimi i Inovacionit dhe Teknologjisë në rritjen e konkurrueshmërisë në sektorin privat”

Moderator: Znj. Linda Shala – Komuniteti i Biznesit, Pronare e Data Project Electronics, Republika e Kosovës

Panelistët:

• Z. Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

• Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tirane

• Z. Nebi Hoxha, President i Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

• Z. Ivan Saveljic, Zëvendës President i Odës Ekonomike të Malit të Zi

13:45 Pauzë

14:00 Paneli i shkencës “Ndikim i Inovacionit dhe hulumtimit dhe zhvillimit ndërmjet sektorit privat dhe komunitetit të shkencës”

Moderator: Z. But Dedaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik, UP

Panelistët:

• Z. Hajredin Kuçi, ish zëvendës Kryeministër i Republikës së Kosovës, Profesor në Fakultetin Juridik, UP

• Z. Marjan Demaj, Rektor i Universitetit të Prishtinës

• Z. Fatmir Besimi, Ish-zëvendës Kryeministër I Republikës së Maqedonisë

• Z. Nicholas Langridge – Zëvendës President për avancimin e Universitetit,

• Universiteti James Madison Cristina Pasat, PhD në fakultetin e Bukureshtit, Presidente e Bordit te Asociacionit të ndërmarrësve ne Romani

14:00 Prezantimi i Parkut të Inovacionit Gjermano-Kosovar

17:00 Ceremonia e hapjes së KosICT, Edicioni i 7 të, Teatri Kombëtar. /Telegrafi/

Loading...