Vijnë 'makinat me këmbë' nga Hyundai

  • January 10, 2019 08:00
  • Auto

'Makina me këmbë' është projektuar që të ecë në terrene të vështira, një prodhim midis makinës elektrike dhe teknologjisë robotike.

Hyundai tregoi një model të vogël të makinës, e cila mund të aktivizojë këmbët robotike për të ecur 3mph (5km / h) në terrene të ashpra.

Mjeti gjithashtu është i aftë të hipë në një mur 1.5 metra të gjatë dhe të hidhet në një hendek 1.5 metra të gjerë.

Hyundai Elevate mund të jetë i dobishëm për shpëtime emergjente pas fatkeqësive natyrore.

Koncepti ka qenë në zhvillim për tre vjet dhe u zbulua në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas.

"Në rastet e cunamit ose tërmeteve makinat që përdoren tani mund të shkojnë deri në vende të kufizuara dhe ekipet e shpëtimit duhet të ecin në këmbë në pjesën tjetër të rrugës,"-tha zëvendëskryetari i Hyundai, John Suh. "Elevate mund të shkojë deri në vendin e ngjarjes dhe të hipë mbi rrënojat që kanë lënë pas përmbytjet."

Loading...