Sot 30 vjet nga krijimi i World Wide Web, kjo është historia e ‘www’-së

  • March 12, 2019 15:31
  • Auto

Sipas faqes “The Digital”, faqja e internetit “web” paraqet një mënyrë të qasjes në përmbajtje të internetit përmes protokollit të transferit të hipertekstit. Ajo përdoret “online” dhe shërben për të transferuar të dhëna dhe për të komunikuar.

Në fakt, “World Wide Web” është një aplikacion “online” që e përdor internetin për të shpërndarë informata, qofshin ato në formë të tekstit, dokumenteve apo videove.

Faqet “www” funksionojnë sipas protokollit të “http”-së, i cili është lloj gjuhe kompjuterike për të transferuar të dhëna dhe mund të qaset përmes rrjetit të internetit në tërë botën, përcjell Gazeta Express.

Secila faqe që fillon me “http://www” është pjesë e faqeve “World Wide Web”.

Kush është shpikësi i sistemit “World Wide Web”?

Sistemi “World Wide Web” besohet se është krijuar për shkak të zemërimit pasi Sir Tim

Berners-Lee ishte i detyruar të përdorte kompjuterë të ndryshëm secilën herë kur dëshironte të kishte qasje në informata të ndryshme. 

“Ideja e madhe” e tij ishte që të krijohet një gjuhë e përbashkët që do t’i hapte hiperlinqet mes të gjitha rrjeteve të ndryshme.

Pasi shefi i dha kohë për ta zhvilluar planin e tij fillestar dhe për ta shndërruar atë në model pune, Sir Tim i krijoi të gjitha kodet (përfshirë kodet HTML dhe HTTP) në vitin 1989, të cilat ende janë themel i arkitekturës së web-it në ditët e sotme.

Në vitin 1991, serverët e jashtëm të web-it u vunë në funksion dhe dosjet e këtij projekti u vunë në dispozicion për herë të parë./Gazeta Express

Loading...