Rrjedhin imazhet e BMW X3 M (Foto)

  • January 21, 2019 19:00
  • Auto

Shfaqen pamjet e para, që e tregojnë BMW X3 M pa asnjë shtresë kamuflazhi

Më nuk është sekret, se prodhuesi BMW është duke punuar në gjeneratën e re të X3 M, transmeton Telegrafi. Pasi që është parë i kamufluar duke u testuar në rrugë, kanë rrjedhur edhe imazhet, që e shfaqin pa ndonjë mbulesë.

Në pjesën e përparme, modeli i vitit 2020 duket shumë më i egër, ndërsa bie në sy grilli me dy pjesë. Hapjet për hyrjet e ajrit janë shumë më të mëdha dhe më të shpeshta, se te modeli aktual.

Ky crossover që ka dizajn me shumë stil, vjen me rrotë të mëdha që kanë pesë lloje disqesh.

Megjithëse në këtë imazh nuk e shohim pjesën e përparme, prej pamjeve kur ishte duke u testuar, vërehet që ka mbrojtëse me agresive dhe katër gypa për nxjerrjen e gazrave.

Në imazhe shfaqet edhe pjesa informuese e BMW X3 M, që tregon se kjo makinë mund të arrijë deri në 330 kilometra në orë. /Telegrafi/

Loading...