Nissan Altima me rrota sikur të tankeve, lëvizë edhe nëpër shtigjet më të vështira (Video)

  • January 20, 2019 20:00
  • Auto

Makina me rrotat speciale, mund të blihet vetëm në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara

Deri më tani, tretmanin e modelit Altima që i ka rrotat e zëvendësuar me shiritat rrotullues që i shohim në tanke, ishte në dispozicion vetëm për Kanada, transmeton Telegrafi.

Por, prodhuesi japonez konsideron se nuk është vetëm ky shtet që ka zona të thepisura dhe me borë, që i nevojitet një tretman i tillë. Modelin e njëjtë, Nissan tani e ka dërguar edhe në Shtete  Bashkuara, ku pritet të del në shitje së shpejti.

“Hapësira ku mund të kalojë vetëm një helikopter apo aeroplan i lehtë, tashmë mund ta kalojë nëpër tokë edhe Nissan Altima” ishte përshkrimi që i përcjell pamjet.

Megjithëse terrene të vështira ka edhe në shtete tjera, Nissan nuk pret ta dërgojë këtë Altima me rrota tanku, shkaku i ligjeve dhe mungesës së tregut. /Telegrafi/

Loading...