Nisja vitit lirë me Kia Motors

  • January 22, 2019 11:00
  • Auto

Investo në rrugëtim të sigurt për vitin 2019 me Kia Motors Kosova.

Kia Motors Kosova prezanton ofertën më të lirë për të filluar vitin 2019 më lehtë dhe me stil.

Veturat e famshme dhe të shumë kërkuara të brendit Kia tani mund t’i blini përmes Bankës BKT me mundësi pagese deri në 84 muaj.

Me ofertën më të re nga Kia Motors Kosova, tani mund të bëheni me Kia Sportage, Kia Stonic dhe Kia Ceed dhe Kia Rio.

Kia Sportage bëri shitje masive në muajin shtator, Kia Motors America (KMA) deklaroi shitjet e 51.503 veturave në muajin shtator, me rekord të markës Sportage CUV, duke shënuar rritje për 17 për qind.

Rritja e shitjes së veturave vije sigurisht nga çmimet e shumta që mori Kia Sportage në vitin e kaluar në rendin e veturave më të sigurta në trafik.
Kia Sportage fitoi çmimin e parë në AutoPacific Ideal Vehicle Award(IVA), duke u cilësua si vetura me kompakte në kategorinë e SUV.

Modeli i ri i Kia Sportage 2019 me ofertën më të re nga Kia Motors Kosova, ofrohet me çmim prej 8.50 € në ditë, ndërsa në këtë çmim përfshihet 7 vjet garancion. Për blerjen e Sportage, norma e interesit e ofruar nga BKT është 4.99 % me mundësi pagese deri në 84 muaj.

I ridizajnuar plotësisht Rio, veçohet në sektorin e veturave subcompact me dizajnin e tij mbresëlënës, me teknologjinë e avancuar, i lehtë për vozitje dhe me karakteristika të sigurisë. Rio vjen me tri linja- LX, S dhe EX.

Instituti i Sigurimeve për Sigurinë në Autostradë (IIHS) ka dhënë vlerësimin më të mirë të mundshëm, Top Safety Pick Plus per Kia Rio, i cili është i pajisur me Frenat Autonomike Emergjente (AEB) dhe fenerët LED.

Çmimi fillestar për Rio është 5.40 euro ne ditë, ndërsa në këtë çmim përfshihet shtatë vjet garancion. Për blerjen e Kia Rio, norma e interesit e ofruar nga BKT është 4.99% me mundësi pagese deri në 84 muaj.

Kia ka triumfuar sërish në Red Dot Awards, duke siguruar çmime prestigjioze për dizajn. Vetura e re, kompakte Stonic fitoi çmimin ne Red Dot Design në kategoritë e saj përkatëse.

Kia Stonik vjen me 20 kombinime ngjyrash, me një zgjedhje prej pesë ngjyrave të dallueshme për çati. Kia Stonic ju ofron konsumatoreve mundësinë që ta dizajnojnë vet pjesën e çatise së veturës, me disa opsione të ngjyrave.

Stonic vjen me çmimin fillestar 6.60 euro në ditë, Kia Ceed me 6.40 euro ne dite dhe kane shtatë vjet garancion. Për blerjen e veturave, norma e interesit e ofruar nga BKT është 4.99% me mundësi pagese deri në 84 muaj.

Modelet e Kia-s I gjeni ne KIA Motors Kosova, te cilat janë në dispozicion për Test Drive ne Kia Motors Kosova në Magjistralen Prishtinë-Pejë te Parku i Biznesit, Drenas ku mund të mësoni të gjitha detajet për veturat.

Për më shumë vizitoni faqen në: KiaFacebook, Kiainstagram dhe KiaWebsite.

Artikull i Sponsoruar

Loading...