Kia nuk planifikon makinë më hapësirën për bartjen e mallrave (Foto)

  • January 19, 2019 20:00
  • Auto

Derisa brendi rival Honda po e ndërton një, në Kia nuk ka plane të njëjta

Gjatë vitit të kaluar, në LA Auto Show është bërë e ditur se Kia do të prodhojë një makinë, që e ka edhe hapësirën për bartjen e mallrave, transmeton Telegrafi. Modeli i shfaqur, tregonte atë që do rivalizonte me makinat e njëjta nga GM, Ford dhe FCA Ram.

Por, së fundmi është ërë e ditur, se Kia nuk e ka në plan për këtë lloj makine, megjithëse rivali Honda, e lanson së shpejti një të re.

“Makinat me hapësirën për bartjen e mallrave, kanë qenë gjithnjë në interes tonin, por nëse themi të drejtën, kemi më shumë interes në versionet që i kemi në treg të kupeve dhe makinave SUV” ka thënë një nga zëdhënësit në Kia.

Raportohet se modeli Telluride, që është prezantuar së fundmi, do të jetë një prej interesave kryesore, prej së cilës pritet të ketë përfitime të mëdha. /Telegrafi/

Loading...