Karabinierët do të shfrytëzojnë një makinë të re japoneze (Foto)

  • December 05, 2018 10:00
  • Auto

Njësitet speciale të njohura si karabinierët, që shërbejnë në Italinë e super-makinave, do të kenë në përdorim një veturë nga Japonia

Megjithëse nuk njihet si makina me shpejtësinë dhe shkathtësi të madhe, Mitsubishi Eclipse Cross është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Sipas vendimit të zyrtarëve të karabinierëve edhe aftë, për të ndihmuar në mbrojtjen e rendit dhe ligjit. Raporti i fundit nga selia e këtij njësiti special italian, ka bërë të ditur se është porositur njësia e parë e makinave të reja japoneze.

Këto Honda, do t’i zëvendësojnë të gjitha makinat e karabinierëve, që deri më tani ishin Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio dhe Lotus Evora që kishte 600 kuaj fuqi.

Ende nuk dihet arsyet e zgjedhjes së Eclipse Cross, që nuk prodhon më shumë se 263 kuaj fuqi, por besohet se gjithçka ka të bëjë me shpenzimet e ulëta dhe qëndrueshmërinë e lart.

Pritet të shihet se sa do të ketë sukses kjo Honda, për të ndjekur Ferrari dhe Lamborghini nëpër autostrada. /Telegrafi/

Loading...