Honda tërheq nga tregu 1.2 milion vetura për shkak të problemeve me balonat e sigurisë

  • March 12, 2019 17:00
  • Auto

Ky vendim i kompanisë është marrë për shkak se këta balona mund të shpërthejnë në rast të aksidentit me këto vetura, duke bërë që pasojat për sigurinë e vozitësve të jenë më të rënda.

Nga 23 rastet e vdekjeve të udhëtarëve në mbarë botën për shkak të balonave të sigurisë, 21 persona kanë qenë duke vozitur vetura të prodhuesit “Honda”.

Administrata Kombëtare për Siguri në Trafik ka thënë se 1.1 milion vetura do të tërhiqen nga tregu i Shteteve të Bashkuara, ndërsa 100 mijë do të tërhiqen nga tregjet e Kanadasë, Meksikës dhe Amerikës Qendrore.

Në mesin e veturave të tërhequra janë modelet “Honda Accord”, “Honda Civic”, “Honda CR-V”, “Honda Element”, “Honda Fit”, “Honda Odyssey”, “Honda Pilot” dhe “Honda Ridgeline”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Loading...