Ford konsideron një Explorer për të gjitha terrenet (Foto)

  • January 20, 2019 18:30
  • Auto

Makinë e kompletuar, që nuk duket se ka të bëjë asgjë me ndonjë model tjetër

Debutimi i Explorer SUV në Detroit Auto Show, duket se nuk ishte asgjë për Ford, transmeton Telegrafi. Madje, as prezantimi i një hibridi të ri dhe versionit të përfomancës së lartë ST.

Prodhuesi Ford, është duke konsideruar, për ta lansuar një Explorer për të gjitha terrenet, që nuk ngjanë me modelet tjera.

Lee Newcombe është zyrtari i lartë i marketingut në Ford, që ka bërë të ditur se ky model e ka platformën e përkryer për të gjitha terrenet, ndërsa do të pëlqehej prej 99 për qind të klientëve.

“Pjesën e përparme e ka shumë të përshtatshme, por i duhet mbrojtëse edhe më të egra. Sistemin e tërheqjes me të katër rrotat e ka të përkryer, vetëm se i duhen rrota më të mëdha” ka thënë Newcombe.

Që kur është lansuar më 1990, Ford gjatë verës së vitit 2019, mund të ketë shitur deri nëntë milionë Explorer.

Mbase, këtë arritje mund ta festojë me një model me kapacitet për të gjitha rrugën e mundshme, por ende nuk ka asgjë konkrete. /Telegrafi/

Loading...