Crossoveri ri elektrik nga Nissan, do të ketë çmim shumë të lirë (Foto)

  • October 10, 2018 07:30
  • Auto

Pritet që ky crossover elektrik, të jetë më i lirë se Tesla Model X

Nissan Leaf është makina elektrike më e lirë në treg, por është i vetmi EV që e ka Nissan dhe me mundësi që të lëvizë vetëm 240 kilometra me një bateri, lë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Derisa konkurrenca në segmentin e makinave elektrike po rritet në masë të madhe, Clean Technica raporton nga burime të besueshme, që Nissan po e përgatitë makinën e dytë elektrike për tregun egjërë, bazuar në iMX Kuro, konceptin që e kemi parë vitin e kaluar në Tokyo Motor Show.

Për dallim prej Leaf, modeli i ri mund të lëvizë për 355 kilometra me një mbushje, që është kohëzgjatje shumë e kënaqshme. Sikurse Leaf edhe crossoveri i ri, do të jetë më i lirë se konkurrenca, që pritet të jetë rreth 45 mijë euro.

Kjo e bën shumë më të lirë se Model X, që kushton 80 mijë euro, përfshirë edhe çmimin e transportit. Në këtë formë, e bën crossoverin më të lirë në treg dhe shumë të dëshirueshëm, megjithëse Model 3 dhe Chevrolet Bolt janë edhe më lirë. /Telegrafi/

Loading...