Bien shitjet në Kinë, Jaguar Land Rover bojkoton panairin e Gjenevës

  • December 06, 2018 13:30
  • Auto

Për shkak të rënies së shitjeve në Kinë, Jaguar Land Rover nuk do të jetë pjesë e panairit të veturave në Gjenevë.

Si një arsye për braktisjen, kompania britanike thekson “shkurtimin e kostos”. JLR po kalon një periudhë të vështirë për shkak të luftës tregtare të SHBA dhe Kinës, ose tarifave të mëdha që janë futur për të importuar makina.

Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, JLR shënoi një rënie prej 4 për qind në shitje në 482,388 dërgesa. Nuk është aq keq, por problemi është se JLR ka pasur rënie 49% të shitjeve në tetor në tregun më të madh të makinave në botë – Kinë.

Edhe pse mori pjesë së fundi në panairin e veturave në Los Anxhelos, Land Rover promovoi gjeneratën e re të SUV Range Rover Evoque në fund të nëntorit, në Londër. /kp/Telegrafi/

Loading...