Apple lëshon iOS 12.1.1

  • December 06, 2018 21:31
  • Auto

Ky version sjell mbështetjen për eSIM për iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. 

Gjithashtu, tani do të keni mundësinë të shkrepni një Live Photo gjatë një video-telefonate FaceTime. 

Për të bërë një gjë të tillë është e nevojshme që edhe personi tjetër të ketë aktivizuar funksionin "FaceTime Live Photos" nga Settings > FaceTime > FaceTime Live Photos.

FaceTime ofron një menu të ri që integron butonat e shpejtë për heshtur telefonatat ose për të ndryshuar impostimet e fotokamerës. 

Duke rrëshqitur me gisht sipër menusë do të hapen edhe disa opsione të tjera shtesë. 

Janë korrigjuar gjithashtu edhe disa të meta.

Loading...